Qyteti Aarhus në Danimarkë ka arritur të ripërdorë 750,000 kupa kafeje përmes një iniciative që shpërblen konsumatorët me 70 cent për çdo rikthim.
Në vitin 2024, qyteti nisi një projekt trevjeçar me kompaninë Reusable dhe TOMRA, duke vendosur makina grumbullimi në zona të frekuentuara nga kafeteritë. 45 kafene u përfshinë në këtë nismë për të ndihmuar ndryshimin e sjelljeve, raporton Good News Network, transmeton Katror.info.
Gjatë festivalit Aarhus Uke, 100,000 kupa u përdorën dhe rikthyen, duke reduktuar 14 tonë plastikë dhe arritur një normë rikthimi prej 88%, ku çdo kupë u ripërdor mesatarisht 44 herë.
Qyteti synon të rrisë përdorimin në 1.5 milion herë dhe të zgjerojë programin në zona periferike, duke përfshirë edhe ambalazhe të tjera ushqimore.
Aarhus shërben si shembull frymëzues për menaxhimin e mbetjeve urbane. /Katror.info
Përgatiti:
