Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke evidentuar një rënie të disa veprave penale më serioze krahasuar me vitin paraprak.
Në konferencën për media, nënkoloneli Basri Shabani, drejtori rajonal i Policisë në Prishtinë, tha se gjatë vitit 2024 është arritur të menaxhohet me sukses veprimtaria policore, duke u fokusuar në rritjen e sigurisë publike dhe luftën kundër kriminalitetit.
“Rajoni i Prishtinës është ndër rajonet më të rëndësishme të vendit, për fatin se në zonën e përgjegjësisë ka 6 qytete dhe kryeqytetin. Ku në kryeqytet janë të përqendruara të gjitha institucionet qendrore, kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu dhe nga politika, sociale dhe ekonomike”, tha Shabani.
Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar ka pasur ulje të rasteve të veprave penale, pra një krahasim mes statistikave të viteve 2023 dhe 2024.
Ndërsa shtoi se rënia e rasteve në fjalë vjen is rezultat edhe i punës dhe objektivave të realizuara nga Policia e Kosovës përmes programeve për sigurinë publike.
”Gjatë vitit 2024 është punuar në drejtim të realizimit të objektivave përmes programeve të cilat kanë pasur për synim përmirësimin e e vazhdueshëm të parametrave të rendit dhe sigurisë publike. Duke u dhënë përparësi luftës të pakompromis të kundër kriminaliteti, gjatë kësaj periudhe është menaxhuar me sukses veprimtaria e policisë, duke përmbushur detyrat e saj”, ka shtuar ai.
Raporti i detajuar u publikua gjatë konferencës, duke pasqyruar përparimin e bërë në forcimin e sigurisë dhe efikasitetin e policisë në menaxhimin e sfidave të rendit publik. /Katror.info
Përgatiti:
