Real Madridi e ka shtuar edhe një torfe në koleksionin e pasur të skuadrës.
“Mbretërit” e kanë fituar Kupën e Mbretit, pasi në finale shënuan fitore ndaj Osasuanës me rezultat 2-1.
Rodrigo e zhbllokoi shumë shpejt rezultatin, duke shënuar që në minutën e 3-të, pas asistimit nga Vinicius Jr.
Me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Osasuna nuk u dorëzua dhe ia doli që në minutën e 58-të t’i barazojë shifrat në 1-1, me golin e shënuar nga Lucas Torro.
Mirëpo, Reali e riktheu sërish epërsinë në minutën e 70-të dhe ishte sërish Rodrigo që shënoi.
Në këtë mënyrë, madrilenët e fituan trofeun e parë për këtë vit, ndërsa janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Katror.info