Ka përfunduar edhe xhiroja e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Suhareka shënoi fitore ndaj Feronikelity 74 për ta mbyllur këtë xhiro, shkruan Gazeta Express.
Pas 24 ndeshjeve, Drita prin në renditje me 53 pikë, 13 më shumë se Ballkani e Malisheva që mbajnë pozitat dy dhe tre.
Gjilani është i katërti me 34 pikë, i ndjekur nga Ferizaj me 32 dhe Prishtina e Dukagjini me 31 në pozitat 6 dhe 7.
Suhareka me tri pikët e sotme ka 29 sosh në vendin e tetë, kurse Llapi është i parafundit me 26.
Krejt në fund dhe i pashpresë është Feronikeli 74 me 13 pikë të grumbulluara. /Katror.info
Përgatiti:
