A po arrin Australia ta përmbysë ndotjen nga plastika në ujërat e saj?
Një studim i ri sjell shpresë, duke treguar se në dhjetë vitet e fundit ka pasur një rënie prej 39% të mbetjeve plastike në zonat bregdetare.
Anketa, e zhvilluar nga shkencëtarët e CSIRO-s – agjencia kombëtare shkencore e Australisë – zbuloi gjithashtu një rritje prej 16% të zonave ku nuk është gjetur asnjë mbetje plastike, shkruan Positive News, transmeton Katror.info.

Dr. Denise Hardesty, shkencëtare e lartë kërkimore në CSIRO dhe bashkautore e studimit, tha se megjithëse deri në vitin 2030 pritet që rreth 53 milionë tonë plastikë të përfundojnë në ekosistemet ujore, është inkurajuese të shihet një rënie kaq e madhe e ndotjes plastike në bregdetin australian.
“Edhe pse ka ende arsye për shqetësim, është shumë inkurajuese të vërehet një përmirësim i tillë, teksa vetëdija për dëmet që sjell plastika po rritet në gjithë vendin,” u shpreh ajo. /Katror.info
Përgatiti:
