Është finalizuar projekti i restaurimit të muzeut të Hidroelektranës në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, përmes një shkrimi në Facebook.
“Muzeu i Hidroelektranës në Prizren është aset me rëndësi të veçantë për zonën dhe një ndër shembujt e paktë të mbetur të stilit përkatës arkitektonik”, ka shkruar ai.
“Parimi themelor i ndërhyrjeve tona në trashëgimi kulturore është ‘restaurim dhe funksionalizim’. Pas ndërhyrjeve restauruese, në radhë është rikthimi i funksionit muzeal dhe hapja e asetit për qytetarët”, është shprehur ministri Çeku. /Katror.info
Përgatiti:
