Rita Ora ka disa javë që ka zbuluar se do ta publikojë këngën kryesore, “You Only Love Me”, nga albumi i saj i tretë këtë muaj. Dhe kësaj pritje i erdhi fundi.
Sot në ora 14:00, këngëtarja me prejardhje shqiptare në kanalin e saj zyrtarë në Youtube si dhe platformat tjera ka lansuar këngën bashkë me videoklip.
Këngëtarja e “How We Do” para tri javësh ndau një klip të dashur me bashkëshortin Taika Waititi në Instagram teksa ajo ofroi një pamje të shkurtër të këngës.
Ajo shkroi: “SUPRRISE. U KTHEVA! Ti vetëm më do XX/01/23 #RO3. [sic]”
Ylli, i cili aktualisht shërben si gjyqtare në serinë e katërt të “The Masked Singer UK”, zbuloi në tetor të 2022-tës: “Një album i ri – janari i vitit të ardhshëm. Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se ju mund të bëni më shumë se një gjë”, njoftoi Rita publikun.
Rita për këtë këngë bashkëpunoi me kompaninë e prodhimit Untold Studios, si regjisor kryesor ishte Charlie Sarsfield, si dhe producent ekzekutiv, Annie Ayres./Katror.info