Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka shitur një nga shtëpitë e saj në Londër për 3.3 milionë funte.
Ndërsa, janë publikuar pamjet luksoze të shtëpisë.
Me tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy sallone, apartamenti është i ndarë në dy kate
Sipas listimit, shtëpia përshkruhet si një “apartament vërtet i jashtëzakonshëm” i cili përmban “një tarracë pamje nga jugperëndimi”.
Dekori është “bashkëkohor”, ndërsa agjenti i pasurive të patundshme vëren se ka gjithashtu “dritë përrallore” që vërshon pronën 1905 metra katrorë.
Siç tregojnë pamjet, apartamenti ka një hyrje madhështore me shkallë të pllakave që të çojnë drejt dy dyerve dyshe të zeza./Katror.info