Rita Ora u pa teksa mbërriti për një stërvitje me motrën e saj të madhe dhe menaxheren Elena në Sydney të enjten.
Këngëtarja 32 vjeçe, kishte vënë një kapele bejsbolli ngjyrë blu dhe syze përpara klasës së “djersitjes së trupit” me intensitet të lartë, shkruan DailyMail.

Rita shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me dollakë të zeza, të cilat i bashkoi me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë të madhe.
E ngarkuar me çanta, fituesja e çmimit “Brit Billion” veshi një palë çorape të kuqe dhe i futi këmbët në një palë atlete të zeza të rehatshme.
Ndërkohë Elena, 33 vjeçe, zgjodhi një kapuç të madh dhe tuta, teksa mbronte sytë pas syzeve të markës “Chanel”.
Kjo vjen pasi Rita tregoi lëvizjet e ushtrimeve ‘pilates’ në videot e publikuara në Instagram këtë javë, duke përfshirë ndarjet në ajër me këmbët e saj në stërvitje.
Ushtrimet janë pjesë e një praktike të njohur si ‘reformator Pilates’, e cila është e njohur për yjet e famshëm si: Margot Robbie dhe Meghan Markle.

Pajisja ka pesha të ndryshme, rripa dhe pjesë lëvizëse, duke i lejuar përdoruesit të shtojnë rezistencën ndaj ushtrimeve të kondicionimit të trupit.

Ylli, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, së fundmi ka shkruar në internet se ka qenë në një ‘udhëtim’ fitnesi gjatë vitit të fundit.
Këngëtarja dhe aktorja, arritjet e së cilës përfshijnë pjesëmarrjen e saj në filmin “Fifty Shades Of Grey”, u pa duke u larguar nga një studio e Pilates në Sydney dje.

Rita, e cila gjithashtu lansoi në treg markën “Prospero Tequila” në vitin 2020, ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, në të cilin ajo është trajnere. /Katror.info