katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    3 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    5 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    5 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    10 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    11 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    12 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    3 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    9 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    12 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    9 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ritmi që bashkon!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ritmi që bashkon!

Last updated: 10/12/2024 9:00 PM
141 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Ashtu siç Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala i vuri emrin, ngjarja kulturore “Ritmi i Barazisë” përçoi të hënën mesazhin që nuk ka dallime mes njëri-tjetrit, në një kohë kur të drejtat e njeriut shpesh sfidohen. Muzika dhe arti skenik që karakterizuan mbrëmjen, e cila synoi ngritjen e zërit për të drejta të barabarta, përçoi gjithashtu mesazhin se arti  u jep zë atyre që janë të heshtur e i bën të dukshme ato histori që duhen treguar.

E kush më mirë se Ambasadorja Elvana Shala, që e ka ndjerë në lëkurën e saj pabarazinë, e di se lufta për të drejtat e njeriut nuk është vetëm një betejë ligjore ose politike, por, është gjithashtu një betejë kulturore dhe emocionale për të cilën duhet punuar çdo ditë.

“Republika e Kosovës, një shtet i ri në skenën ndërkombëtare, ka bërë hapa të mëdhenj në drejtimin e promovimit dhe mbrojtjes së këtyre të drejtave, por sfidat mbeten ende të shumta, historia jonë e mbushur me sfida dhe vuajtje na ka dhënë një mësim të rëndësishëm, se respektimi i dinjitetit njerëzor është shtylla mbi të cilën ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e barabartë,”  tha ajo.

Elvana Shala (majtas) | Foto: Katror Media

Mundesh me e lexu edhe…

E në këtë rrugëtim kyç, sipas saj nevojitet një angazhim më i madh për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo individ të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi, duke filluar nga institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Por, ndryshimi fillon nga ne secili prej nesh ka një rol për të luajtur në këtë proces, të respektojmë njëri-tjetrin, të ngremë zërin kundër padrejtësive dhe të punojmë për një të ardhme, ku çdo qytetar i Kosovës duhet të ndiejë se të drejtat e tij janë të mbrojtura dhe të garantuara,” shtoi ajo.

Ambasadorja e Vullnetit të mirë, vuri theksin mbi atë se jehona e këngës dhe arti skenik janë vulë e asaj për të cilën ajo lufton çdo ditë, drejtësi, integrim dhe barazi për të gjithë. E për t’i dhënë peshë më të madhe ngjarjes, ambasadorja ftoi në hapje krerët e institucioneve qendrore e lokale, si dhe ambasadorë të akredituar në vend.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dha mesazhin se barazia është e drejtë e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme, që të kemi demokraci të shëndetshme.

“Një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi themelet e gjithëpërfshirjes, në këtë datë ndërmjet Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuar edhe Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, ky organizim na përkujton se, përtej dallimeve tona, ne ndajmë një dëshirë universale,  të jetojmë me dinjitet,” tha Kurti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Kryeministri Albin Kurti | Foto: Katror Media

Pjesë e ngjarjes ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, sipas së cilës kjo ngjarje na fton në reflektim, mbi fuqinë që posedon shoqëria,  për të treguar se respektimi i barazisë në shoqëri është betejë e përhershme e të gjithë neve dhe kërkon angazhim, po ashtu edhe guxim dhe avokim të përhershëm, se arti dhe muzika janë gjuhë universale, e muzika është zëri i barazisë.

Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës | Foto: Katror Media

“Barazia dhe progresi i të gjitha grupeve në Kosovë është objektiv i përhershëm i institucioneve tona dhe shoqërisë sonë, dhe ne si institucione vazhdimisht mësojmë nga ajo se si mund ta avancojmë legjislacionin për t’i përshtatur nevojat dhe për ta krijuar një ambient ku mundësohet dhe promovohet gjithëpërfshirja,” tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi se muzika dhe arti ngjizen për të ndrtuar ura dhe t’i ndriçojnë shtigjet e barazisë.

Kryetari i Prishtines, Përparim Rama | Foto: Katror Media

“Në këtë sallë, përmes artit muzikore skenik do ta krijojmë atë që organizatorja e mrekullueshme, zonja Elvana Shala, emërtoi “Ritmi i barazisë,” e që bashkon divergjencat e përvojave tona njerëzore në një simfoni të përbashkët respekti, dinjiteti e mirëkuptimi, prandaj, si kryetar i kryeqytetit, ndjej krenari që mbështesin këtë ngjarje që m’i shëron vlerat tona më të larta përfshirjen, drejtësinë dhe barazinë,” tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, e nisi fjalimin e tij duke treguar se sa e rëndësishme është gjithëpërfshirja në shoqëri. Ai tregoi se si në një emision për talentë ne Britani të Madhe, pas shumë kohësh, një person me nevoja të veçanta arriti të kualifikohet në gjysmëfinale. Dhe kjo sipas tij tregon për forcën dhe vullnetin që duhet admiruar te personat me aftësi të kufizuara.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves | Foto: Katror Media

“Ndjehem shumë i nderuar që jam këtu, jo vetëm si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar, por edhe i gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe diplomatik që ndan të njëjtat vlera dhe aspiratat drejt tyre. Vlerat që po festojmë dhe promovojmë në këtë event janë një privilegj për t’u ndarë dhe frymëzim për të gjithë ne. Jam krenar të them që si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në mesin e kolegëve tanë ndërkombëtarë, kemi një angazhim të fortë për përfshirjen dhe barazinë, që janë themelet e eventeve si ky. Çdo ditë mësojmë, rritemi dhe frymëzohemi nga përfshirja që na bashkon,” përfundoi ai.

Elvana Shala, që nga viti 2014 është ndër pesë ambasadoret e vetme në botë me mandat të dytë, ku ka përfaqësuar Kosovën në fushën e diplomacisë publike kudo në botë, përfshirë edhe në vendet apo organizatat që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Si Ambasadore  e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Shala ka arritur që të thyejë shumë barriera dhe paragjykime për kategoritë e margjinalizuara pa dallim, ndërsa zëri i saj është dëgjuar brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës. Ndërsa gjysmën e parë të vitit, Elvana ia kushton përfaqësimit të Kosovës në botë, në pjesën e dytë angazhohet të sjellë për cdo vit evente të ndryshme për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut si dhe Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, siç ishte edhe Ritmi I Barazisë./Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:elvana shalaeventigjitheperfshirjapeopleRitmi i Barazisetoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Albani”, maskota e FSHF-së për Evropian
Artikulli i ardhshëm Ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës me rastin e pensionimit të tij

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë

4 Shikime
People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

9 Shikime
People

Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?