ohët e fundit në Tokio, një robot i drejtuar nga IA-ja u përkul mbi një burrë të shtrirë në shpinë dhe vendosi butësisht një dorë në gju dhe një tjetër në shpatull dhe e rrokullisi në anën e tij – një manovër e përdorur për të ndërruar pelenat ose për të parandaluar plagët në lëkurë tek të moshuarit, sipas “Reuters”.
Roboti humanoid me peshë 150 kg i drejtuar nga inteligjenca artificiale i quajtur AIREC është një prototip “kujdestar” i ardhshëm për popullsinë që po plaket me shpejtësi të Japonisë dhe mungesën kronike të punonjësve të kujdesit për të moshuarit.
“Duke pasur parasysh shoqërinë tonë shumë të avancuar të plakjes dhe rënien e lindjeve, ne do të kemi nevojë për mbështetjen e robotëve për kujdesin mjekësor dhe të të moshuarve, dhe në jetën tonë të përditshme”, tha Shigeki Sugano, profesori i Universitetit Waseda që drejton kërkimin e AIREC me financim qeveritar.
Japonia është vendi më i plakur në botë me një normë lindjeje në rënie dhe me politika kufizuese të imigracionit. /Katror.info
Përgatiti:
