Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua dje me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Përmes një postimi në rrjetin social BlueSky, ambasadori Rohde bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka theksuar nevojën për zgjedhjen sa më të shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
“Faleminderit për një takim produktiv, Kryeministër! Përsërita përkushtimin e pandërprerë të Gjermanisë për të ndihmuar në heqjen sa më të shpejtë të masave ndaj Kosovës. Po ashtu, nënvizova rëndësinë e marrjes urgjente të hapave drejt formimit të institucioneve të reja,” shkroi ai.
Thanks for the productive meeting, Prime Minister! I once again emphasized Germany’s ongoing efforts to have the measures against Kosovo lifted as soon as possible. I also highlighted the importance of swiftly electing the Parliament's Speaker and forming the new government.
[image or embed]
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 10, 2025 at 1:54 PM
Sipas njoftimit të djeshëm, të Zyrës së Kryeministrit, gjatë bisedës, Kurti e uroi ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani, duke falënderuar gjithashtu për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Kosovës. /Katror.info
Përgatiti:
