katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    15 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    15 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    15 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    14 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    15 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    1 day ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
    42 minutes ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    15 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    16 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    3 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    15 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    6 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rrugëtimi i çiftit shqiptar në kompanitë më me renome në botë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Rrugëtimi i çiftit shqiptar në kompanitë më me renome në botë

Last updated: 28/01/2023 1:34 AM
118 Shikime
Shpërndaje
Foto: albinfo.ch

Gjithnjë e më shpesh takojmë e shohim shqiptarë që kanë emigruar në Zvicër nga vende tjera të zhvilluara perëndimore, duke lënë gjithçfarë kanë ngritur në ato vende për një jetë më të mirë jo më në aspektin ekonomik, sa për një jetë më afër bashkatdhetarëve e vendlindjes që kanë ngritur shqiptarët e Zvicrës, në këtë vend që konsiderohet qendra e diasporës shqiptare në Evropë. 

Kështu, Iva Kodhelaj nga Tirana dhe Roland Rexhepaj nga Prishtina, kishin vite që jetonin në Holandë. Të dy ishin zhvendosur në Hagë, pasi kishin përfunduar studimet Master, Iva në Holandë, ku kishte marrë titullin e inxhinieres dhe Rolandi në Gjermani, ku kishte specializuar për financa, shkruan albinfo.ch. 

Shkollimi u kishte mundësuar atyre të stabilizoheshin me punë në Holandë. Ata kishin krijuar jetën e tyre, kishin shtëpinë, punën dhe shoqërinë atje. Mirëpo, një ofertë pune nga Zvicra, i ndryshoi rutinën jetësore çiftit që kishte gati tetë vite jetesë në Holandë. 

Foto: Iva Kodhelaj

Mundesh me e lexu edhe…

Rrugëtimi akademik i djalit nga Kosova dhe vajzës nga Shqipëria 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Iva Kodhelaj dhe Roland Rexhepaj ishin njohur në Universitetin Amerikan (AUBG), në Bullgari, ku të dy kishin shkuar për studime Bachelor. Në një intervistë për albinfo.ch, ata kanë treguar rreth rrugës që ndoqën për tu ngritur në nivelin akademik dhe profesional. 

“Kam studiuar Bachelor në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) ku mora diplomë të dyfishtë në Computer Science dhe Business Administration (2013). Pas Bachelorit studiova Master Shkencor në Holandë, për Business Information Systems (2015), ku mora titullin Inxhiniere”, ka thënë Iva. 

Tutje, ajo ka treguar se puna në kompaninë gjigande “Philips”, me seli në Amsterdam, ishte kyçe për karrierën e saj.  

“Pas perfundimit të Masterit në Holandë, u punësova te zyrat globale te Philips në Amsterdam. Kam qenë pjesë e departamentit të Transformimit Strategjik të Biznesit dhe ndër vite kam pasur role të ndryshme për standardizimin e proceseve dhe sistemeve kompjuterike në mbi 100 lokacione të Philips botërisht. Në Zvicër punoj për kompaninë lider global në prodhimin dhe shitjen e aparateve të dëgjimit, Sonova (Phonak)”, ka sqaruar ajo. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rolandi në (AUBG) kishte marrë po ashtu diplomë të dyfishtë, në Economics dhe Business Administration. Pastaj, kishte vazhduar studimet Master me specializim në financa, në Gjermani. 

Foto: roland Rexhepaj

“Pasi përfundova gjimnazin në Prishtinë, vazhdova për studimet Bachelor në Bullgari dhe pastaj Master në Gjermani. Para se të përfundoja Masterin, fillova punë për një kompani në Munich e cila merrej me investime të paneleve solare (Cronimet Mining Power Solutions). Pas një viti vendosa të zhvendosesha në Holandë që të bashkohesha me Ivën. Karrierën time si specialist financiar dhe kontrollues biznesi e vazhdova duke punuar në industri, projekte dhe kompani të ndryshme siç janë Aegon, Heineken, Coty, Trimble dhe Worldline”, ka sqaruar Rolandi. 

Të pyetur për arsyet që i kanë shtyrë të zhvendosën në Cyrih, Iva dhe Rolandi, pohojnë, “Zvicra përpos standardit të lartë që ofron, ka edhe pozitë shumë të mirë gjeografike, që për ne ishte një nga arsyet kryesore të lëvizjes në shtetin helvetik”.

Rolandi për albinfo.ch ka treguar arsyet kryesore të zhvendosjes së çiftit në Cyrih.  “Dy pikat më të forta për ne janë pozita gjeografike dhe klima. Nga Cyrihu ku po jetojmë tani, mund të shkosh në shumë vende për 2-3 orë. Ne e kemi shumë në qejf udhëtimin dhe na pëlqen që në uikend ta thyejmë rutinën. Gjithashtu, afërsia me Shqipërinë dhe Kosovën është plus i madh për ne, pasi shumë shpesh i vizitojmë vendlindjet. Së dyti, klima e Zvicrës na pëlqen se ka më shumë diell sesa në Holandë, ku reshjet e shiut janë tejet të shpeshta”, ka thënë ai. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa, kur flasin për këtë vendim që u ndryshoi rutinën e jetës, Iva thotë se iniciatori ishte Rolandi.  “Me Rolandin e flisnim shpesh që i vetmi vend në botë në të cilin do të emigronim nga Holanda, do të ishte Zvicra. Kemi pasur kuriozitet për këtë vend jo vetëm për kualitetin e lartë të jetës që del çdo vit nëpër sondazhet botërore, por për pozicionin gjeografik. Na jep mundësi që brenda një kohe të shkurtër ta vizitojmë Austrinë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Dhe, Rolandi është personalitet më i guximshëm se unë kur vjen puna të marrësh hapa të ndryshëm në jetë, kështu, ai më inkurajoi ta pranonim këtë mundësi”, ka thënë Iva. 

Mirëpo sa e kanë pasur të vështirë adaptimin në shoqërinë zvicerane, pyesim çfitin simpatik që rrezaton dashurinë e Shqipërisë për Kosovën dhe anasjelltas 

“Në Zvicër jemi adaptuar shumë shpejt dhe lehtë. Unë kam familjarë dhe shoqëri këtu, andaj për disa pyetje që mund t´i ketë një fillestar, unë tashmë i kisha përgjigjet para kohe. Gjithashtu, kompania ku punon Iva, na ndihmoi që në fillim për akomodim, kështu që në Cyrih jemi vendosur pa shumë vështirësi”, thotë Rolandi. 

 Ndërsa Iva thekson se nga zviceranët është befasuar për të mirë, për shkak të mikpritjes që kanë treguar ndaj atyre, si shqiptarë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mund të them që në disa aspekte edhe jam surprizuar. Kisha dëgjuar se zviceranët janë të ftohtë dhe me paragjykime për shqiptarët, por këtë nuk e kam ndjerë asnjëherë. Përkundrazi, kam marrëdhënie shumë të mira me kolegë, të cilët kanë kuriozitet dhe respekt për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne kemi jetuar në shumë shtete dhe e dimë mirë se duhet një kohë e gjatë që një vend i huaj të fillojë të ndihet si shtëpia jote. Por, thonë se dita e bukur duket që në mëngjes dhe për ne fillimi ka qenë i mbarë“, ka shtuar ajo.

Iva sot është drejtoreshë e Iniciativave për Zgjerimin e Biznesit dhe punon në qendrën botërore “Sonova”, në Zug. Ajo punon për integrimin e bizneseve të reja (Mergers & Acquisitions), të cilat blihen nga Sonova. 

Rolandi tani punon në kompaninë “Worldline Switzerland (SIX Payment Services AG)”, e cila ka rreth 20.000 punëtorë dhe gjendet në më shumë se 50 vende të botës. Roli i tij është që të mbikëqyrë dhe raportojë të ardhurat dhe kostot, të sigurojë raportin e saktë financiar të CFO dhe Bordi Ekzekutiv, si dhe të përgatisë parashikimet financiare dhe buxhetin.  

Marrë nga Albinfo.ch.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:Lajme te miraShqiptare te suksesshemTophomeZvicer

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Siparantum Choir Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë
Artikulli i ardhshëm Foto: Rolling Stones 5 fakte historike për “Wind of Change” nga Scorpions
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë

27 Shikime
Lajme të mira

Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik

24 Shikime
Lajme të mira

Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?