Ministria e Ekonomisë në kuadër të Qeverisë së Kosovës ka njohur “rTrust” dhe i ka dhënë statusin Ofrues i Kualifikuar i Identitetit Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike bazuar në ligjin me titull të njejtë.
Këto shërbime të “rTrust” pranohen në gjithë Bashkimin Evropian.
“rTrust”, ofrues i shërbimeve digjitale, i themeluar nga PBC dhe me seli në Slloveni, muaj më parë ka njoftuar për para-lansimin e platformës së nënshkrimit elektronik dhe identitetit digjital.
Vetëm gjatë fazës së para-lançimit, mbi 4000 qytetarë kanë krijuar Identitetin digjital dhe nënshkrimin elektronik nga rTrust.
rTrust, me akreditimin e tij eIDAS, ofron shërbime të identitetit digjital dhe nënshkrimit elektronik në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Telegrafi.
Për të zhvilluar dhe fuqizuar individët dhe për të rritur qasjen në shërbimet digjitale dhe të mobilitetit, në përgjithësi, rTrust ofron deri në një milion nënshkrime elektronike dhe identitete digjitale për qytetarët e Kosovës, pa pagesë./Katror.info