Aparatet njëpërdorshimëshe për tymosje (disposable vapes) janë vendosur të ndalohen si pjesë e planeve për të trajtuar numrin në rritje të të rinjve që merren me “vaping” (procesi i përdorimi të aparateve për tymosje), thotë qeveria britaneze.
Gjithashtu do të futen masa për të parandaluar shitjen e këtyre aparateve tek fëmijët.
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, sugjeroi që duhanpirësit e rritur që përpiqen të lënë duhanin do të kenë ende qasje në alternativa si këto aparate sipas propozimeve.
Ky rregull pritet të implementohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u tha nga Qeveria Britaneze, shkruan BBC.
Tashmë është e paligjshme t’i shesësh këto lloj aparatesh kujtdo nën 18 vjeç, por “vape” për një përdorim disposable vapes) – që shpesh shiten në ambalazhe më të vogla e më shumëngjyrëshe sesa ato të rimbushshme – sipas qeverisë britanike janë një shtytës kryesor pas rritjes alarmante të përdorimit të këtyre aparateve nga të rinjve.
“Fëmijët nuk duhet të përdorin këto aparate, ne nuk duam që ata të krijojnë varësi, ne ende nuk i kuptojmë ndikimet e plota afatgjata shëndetësore,” tha kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), “Vaping” është më pak i dëmshëm se pirja e duhanit, por nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë që të njihen rreziqet e tij afatgjata./Katror.info