Grupi i muzikantëve virtuozë dhe këngëtarëve legjendarë, Saz’iso do të mbajnë koncert të shtunën, më 26 prill 2025, në Prishtinë.
Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur deri në ardhjen e Saz’isos në Prishtinë, ngjarje kjo ku qytetarët mund të përjetojnë shpirtin e thellë të Shqipërisë së Jugut.
Mbrapa këtij grupi muzikor qëndrojnë emra të njohur si Edit Pula dhe Andrea Goertler, të cilët së bashku me producentin legjendar Joe Boyd dhe inxhinierin fitues të çmimit Grammy, Jerry Boys, kanë formësuar tingullin e veçantë të Saz’isos, transmeton Klankosova.
Grupi Saz’iso është një ansambël muzikor me origjinë shqiptare, i përbërë nga muzikantë dhe këngëtarë virtuozë nga Shqipëria e Jugut, veçanërisht nga qytetet Përmet dhe Korçë, që janë zemra e traditës muzikore të sazeve . /Katror.info
Përgatiti:
