Vetëbesimi është një art më vete dhe fillimisht, ka të bëjë me mënyrën si ti e sheh veten dhe më pas kjo pikëpamje, përcillet tek të tjerët. Ka disa sekrete shumë të thjeshta që të bëjnë të kesh më shumë vetëbesim:
- Ec 25% më shpejt
Shpatullat prapa, ngrije kokën dhe ec pak më shpejt. Mos u çudit kur të gjithë të të shohin drejt në sy dhe mbaj më shumë vetëbesim.
- Fol ngadalë
Zakonisht, njerëzit që mendojnë se fjalët e tyre nuk kanë vlerë, flasin shpejt, ndaj zgjidh nëse do të dëgjohesh apo jo.
- Përmbush detyra të vogla
Kur çohesh në mëngjes, rregullo shtratin, bëj mëngjesin dhe pi shumë ujë. Çdo ditë, shto nga një detyrë të re dhe përmbushe atë.
- Vishu me stil
Së pari, do të ndihesh vetë mirë dhe kjo do të reflektohet edhe tek të tjerët.
- Investo në dijet e tua
Lexo, shiko filma dhe dëgjo muzikë të mirë.
- Praktiko kontaktin me sy
Sytë flasin më shumë se ç’mund të mendosh, ndaj përpiqu të bësh gjithnjë kontakt me sy.