Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Natos, Radmila Shekerinska, ka njoftuar se ka pasur një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen, shkruan Katror.info.

Në një postim në platformën X, Shekerinska theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo shprehu kënaqësinë për mundësinë e këtij takimi dhe theksoi se ky bashkëpunim është çelësi për të siguruar një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme për rajonin.
“Është kënaqësi të takohem me Peter Sørensen, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor,” shkroi Shekerinska në postimin e saj./Katror.info