E nisim ditën e sotme me energjinë e kangës së kangëtarës tonë t’dashtun Rita Ora, “Shine Ya Light”.
- Kanga është publiku në 17 tetor 2012.
- Kanga u shkrua nga Laura Pergolizzi (ndryshe në aspektin artistik njihet si LP), Chris Loco dhe Fraser T. Smith.
- Videoklipi i kangës u xhiru në Kosovë në fillim të shtatorit 2012.
N’videoklip Rita jonë shfaqet e mbështjellur me flamurin e Kosovës, duke ia bërë një tour gjithë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, e rrethuar me një grup motoçiklistësh, e me plot fansa te monumenti i New Born-it.
Nji fakt tjetër interesant lidhet me kangtarën Rihanna.
- Kanga i ishte ofru fillimisht Rihannas por ajo e kishte refuzuar atë.
Rita në një intervistë për The Boombox tregoi pse vendosi ta incizonte këtë kangë me shije reggae, shkruan SongFacts.
“’Shine Ya Light’ ishte një nga ato këngë që doja të bëja dhe që vinte nga një botë tjetër. Reggae është një nga ndikimet e mia të mëdha. Më pëlqen ta përziej dhe t’i përputh zhanret. Kjo jam unë. Më bën të ndihem mirë”, shtoi Rita.
E kanga shpërtheu nëpër toplista, dhe jo vetëm në ato vendore por edhe ndërkombëtare.
- Kanga u bë pjesë e listave të rekordeve në Irlandë, Skoci dhe Mbretëri të Bashkuar dhe mori një certifikatë prej argjendi nga Industria Fonografike Britanike (BPI) në MB.
Deri nesër… shijoje kangën e Ritës. 😊/Katror.info