Për herë të parë, shkencëtarët kanë lokalizuar në trurin e minjve një “orë matëse të kilometrave” – duke regjistruar aktivitetin e trurit të tyre gjatë kohës sa janë në lëvizje.
Ata kanë regjistruar në një pjesë të trurit të këtyre minjve që njihet si pjesë e rëndësishme për orientimin dhe kujtesën, raportoi BBC-ja.
Ata zbuluan se qelizat aty aktivizoheshin në një model që dukej si orë matëse e kilometrave – duke shënuar hapat që bënte kafsha.
Një eksperiment i mëtejshëm, ku disa njerëz vullnetarë kaluar nëpër një version të këtij testi, u kuptua se edhe njerëzit kanë të njëjtën orë.
Kjo studim, i botuar në revistën “Current Biology”, është i pari që tregon se pulsi i rregullt i qelizave të quajtura “qeliza të rrjetit” lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për të vlerësuar saktë distancën që kemi përshkuar.
“Imagjinoni sikur po ecni nga kuzhina në dhomën e ndenjes. Këto qeliza janë në pjesën e trurit që ofron atë hartë të brendshme – aftësinë për t’u vendosur në mjedis me mendjen”, ka shpjeguar profesori James Ainge nga Universiteti i St Andreës, drejtuesi i studimit.
Studimi hedh dritë mbi mënyrën se si funksionon kjo orë e brendshme në tru dhe se çfarë ndodh kur ajo prishet. Nëse ndërpritet rregullariteti i pulsit të kësaj ore matëse, duke ndryshuar mjedisin, si minjtë ashtu edhe njerëzit fillojnë të gabojnë në vlerësimin e distancës.
Në jetën reale, kjo ndodh në errësirë ose në mjegull gjatë shëtitjeve. Bëhet shumë më e vështirë të kuptosh sa larg ke shkuar, sepse “ora matëse e kilometrave” ndalon së funksionuari si duhet, shkruan Koha.
“Minjtë dhe njerëzit mësojnë detyrën e vlerësimit të distancës dhe kur ndryshon mjedisi në mënyrën që e dimë se çrregullon sinjalin tek minjtë, shohim të njëjtën lloj sjelljeje te njerëzit”, ka shtuar profesori./Katror.info