Shpata ikonike e Darth Vader, e përdorur në filmat origjinalë të “Star Wars” – A New Hope (1977), The Empire Strikes Back (1980) dhe Return of the Jedi (1983) – është shitur për 3.6 milionë dollarë (rreth 3 milionë euro) në ankandin e Propstore në Los Angeles, duke thyer rekordin e vitit të kaluar dhe u shpallur si objekti me vlerën më të lartë ndonjëherë nga kjo sagë kinematografike.
Ndër mbi 400 objekte të tjera në ankand, u shit edhe kostumi i Spider-Man i veshur nga Tobey Maguire në filmin e vitit 2002 për 289,800 dollarë; tabela e famshme Platform 9 ¾ nga filmat e Harry Potter për 138,600 dollarë; pajisja neuralyzer nga Men In Black (1997) për 315,000 dollarë; si dhe dhëmb peshkaqeni, e përdorur gjatë xhirimeve të Jaws (1975), për 94,500 dollarë.
Brandon Alinger, COO i Propstore, e cilësoi këtë shitje një moment historik për botën e koleksionistëve të filmave.
“Të shohësh një shpatë nga Star Wars – simbol i një prej sagave më të mëdha të kinemasë – të bëhet objekti më i vlefshëm i shitur ndonjëherë, është diçka jashtëzakonisht e veçantë,” tha ai, duke shtuar se ky sukses tregon fuqinë e vazhdueshme kulturore të “Star Wars” dhe pasionin e fansave për këto artefakte./AP/Katror.info