Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), publikon listën e shteteve kryesore eksportuese për vitin 2024 nga Kosova
Sipas të dhënave të publikuara nga SHPDK, Kosova ka shënuar një rritje të qëndrueshme të eksporteve për vitin 2024, duke forcuar praninë e saj në tregjet ndërkombëtare.
Pesë vendet kryesore ku janë eksportuar produktet nga Kosova janë:
1. Zvicra – 45.11 milionë euro
2. Gjermania – 36.15 milionë euro
3.Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 19.74 milionë euro
4.Shqipëria – 9.11 milionë euro
5.Italia – 7.38 milionë euro
Të dhënat tregojnë se Zvicra mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës, e ndjekur nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria dhe Italia gjithashtu shfaqin një peshë të rëndësishme në listën e eksporteve, përcjell Katror.info.

SHPDK thekson se ky progres reflekton zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe diversifikimin e tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për rritjen e mëtejshme të tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimeve ekonomike me shtetet partnere. /Katror.info
🔗 Për më shumë informata, vizitoni: workforcedata-ks.org
Përgatiti:
