Sot po hidhet shorti i grupeve të Kampionatit Evropian.
Shqipëria që ka arritur kualifikimin e madh duke siguruar vendin e parë në grupin E poashtu mëson kundërshtarët e saj.
Kuqezinjtë janë zgjedhur të jenë në grupin B aty ku përballë do kenë kombëtare si: Spanja, Kroacia dhe Italia.
Shorti po mbahet në Hamburg të Gjermanisë, ekipet e kualifikuara do të mësojnë fatin e tyre për kundërshtarët që do të kenë në grup gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2024“. /Katror.info