Garuesja nga Egjipti, Nada Hafez, e ka festuar kalimin në fazën e 16-shes në sportin e skermës në ditën e tretë të konkurrimit në Lojëra Olimpike “Paris 2024”.
Por, Hafez, i ka habitur të gjithë kur ka thënë se është shtatëmuajshe shtatzënë.
Fitorja e parë në këto Lojëra Olimpike, e arritur për fazën e 16-shes në turneun e (skermës) për gra dhe vajza, nuk harrohet kurrë.
Por, nëse e arrin atë kur je shtatë muajshe shtatzënë, atëherë kënaqësia është e pamatë. Është vërtet e pabesueshme historia e egjiptianes Nada Hafez, e cila pasi mposhti amerikanen Tartakovsky në raundin e parë në Paris 2024, tregoi se ishte në pritje të një fëmije.
“Një olimpiste 7 muajshe shtatzënë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ajo rrëfeu emocionet e saja.
“Në platformë nuk ishin dy sportistë, por tre! Isha unë, kundërshtarja ime dhe foshnja ime, që ende nuk ka ardhur në jetë – lexohet në profilin e egjiptianes! –Shtatzënia është e vështirë në vetvete, por të gjesh kurajon për të luftuar për të ruajtur ekuilibrin mes jetës dhe sportit ka qenë paksa e lodhshme, por ia vlejti”. /Katror.info
Përgatiti:
