I etur për ta lënë punën e tij të përditshme, burri nga Virginia perëndimore e ndërtoi një shtëpi origjinale, të çuditshme në pemë të cilën e mobiloi bukur dhe e vendosi në Airbnb.
Ai në këtë listë e kombinoi me një kabinë të bërë nga një autobus shkollor i konvertuar.
Një shtëpi në pemë është pa diskutueshëm një nga vendet më përrallore për të fjetur edhe për të rriturit edhe për fëmijët, shkruan Positive News Network, përcjell Katror.Info
Will Sutherland gjithnjë donte të ndërtonte një shtëpi të tillë në pronën e tij prej katër hektarësh, në mesin e dy pemëve të bukura që rriteshin pranë parvazit të një guri të madh, të rrethuar me peizazh përrallor.
I zgjati diku nja 6 muaj të përfundojë këtë punë, por ia doli t’i bëj të gjitha vetë.
“Kam mbajtur çdo copë të drurit, çdo pjesë dyeshemeje, këllëfët e çatisë, dërrasat e dyshemesë dhe traun e madh katërkëndor”, tha Sutherland.
Kur e dha idenë në fillim për ndërtimin e një shtëpie prej pemësh në Airbnb, gruaja e tij Sabrina tha se për aq kohë sa ai do ta ndërtonte edhe një banjë të dytë, pajtohej dhe e përkrahte plotësisht.
Will dhe Sabrina, jetojnë në një komunitet të vogël në pyll, dhe saherë që Will ka pak kohë të lirë, ai kosit me shpejtësi lëndinën dhe pren dru për vete dhe të ftuarit.
Shtëpia në pemë që meret me qira në Airbnb është vlerësuar me 5 yje, dhe mungesa e tualeteve me ujë dhe dusheve pranë dhomës së gjumit ka qenë një ndryshim i mirëpritur për çiftin që tashmë kur Will e ka lënë punën e tij të përdtishme kanë më tepër kohë për ta kaluar së bashku/Katror.info