katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    22 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    22 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    17 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    14 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    22 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    22 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    8 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    14 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    14 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si është të jesh grua shkencëtare në Kosovë – historia frymëzuese e Bukurije Hoxhës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Si është të jesh grua shkencëtare në Kosovë – historia frymëzuese e Bukurije Hoxhës

Last updated: 11/02/2025 10:15 AM
491 Shikime
Shpërndaje
FOTO: SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA

Pas një jave me lajme dhe zhvillime nga zgjedhjet në Kosovë, sot ndalemi për të nderuar gratë shkencëtare të vendit tonë, në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Shkencë.

Contents
Bukurije Hoxha: Gruaja që po sjell inovacion në energjinë e ripërtëritshme në KosovëGratë në shkencë: Sfidat dhe mundësitë në KosovëRruga drejt kërkimit shkencor dhe pasioni për energjinë e ripërtëritshmeÇmimi “Young Scientist of the Year”: Një motivim për të ardhmenE ardhmja e energjisë së ripërtëritshme në KosovëMesazhi për të rinjtë dhe gratë në shkencë

Bukurije Hoxha mund të mos jetë një emër i njohur për shumë, por puna dhe arritjet e saj në fushën e shkencës janë një shembull i fuqishëm i përkushtimit dhe suksesit.

Rrëfimi i saj, i ndarë për Katror.info, tregon një histori inspiruese të një gruaje që ka lënë gjurmë në shkencën e Kosovës.

Mundesh me e lexu edhe…

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

Për mua si gazetare, ishte frymëzuese të dëgjoja një grua si Bukurija, e cila, gjatë gjithë bisedës, nuk foli vetëm për sukseset e saj, por për potencialin e vajzave të reja të Kosovës në shkencë. Ajo nuk sheh vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, një të ardhme ku gratë në shkencë nuk janë përjashtim, por rregull.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas UNESCO-s, pavarësisht rëndësisë thelbësore të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM) për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin, shumica e vendeve ende nuk kanë arritur barazinë gjinore në këto fusha. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në STEM, për shkak të barrierave sociale, kulturore dhe institucionale.

Të dhënat tregojnë se gratë përbëjnë mesatarisht vetëm 33.3% të studiuesve në nivel global, ndërsa vetëm 35% e të gjithë studentëve në fushat e lidhura me STEM janë gra.

Për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme, është thelbësore të adresohen këto pengesa dhe të krijohen mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat në shkencë dhe teknologji.

Barazia gjinore në shkencë është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë, megjithatë gratë dhe vajzat vazhdojnë të përballen me barriera sistemike dhe paragjykime në ndjekjen e karrierave shkencore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, biseduam me Bukurije Hoxhën, fituese e çmimit “Young Scientist of the Year” nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Si inxhiniere dhe kërkuese shkencore në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ajo është një nga figurat më premtuese të shkencës në vend.

Në këtë intervistë, ajo ndan rrugëtimin e saj, sfidat që ka hasur dhe vizionin për të ardhmen e shkencës dhe teknologjisë në Kosovë.

Bukurije Hoxha: Gruaja që po sjell inovacion në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë

Në një shoqëri ku shkenca dhe teknologjia shpesh perceptohen si fusha të dominuara nga burrat, Bukurije Hoxha po dëshmon të kundërtën. Si një nga studiueset më të reja dhe më të suksesshme në fushën e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, ajo jo vetëm që ka sfiduar stereotipet, por edhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve konkrete në këtë sektor. Me një qasje të guximshme dhe një përkushtim të palëkundur ndaj kërkimit shkencor, Hoxha është sot një emër i njohur në fushën e inxhinierisë mekanike dhe energjisë së ripërtëritshme.

Gratë në shkencë: Sfidat dhe mundësitë në Kosovë

Të jesh një grua shkencëtare në Kosovë është një rrugë e mbushur me sfida, por edhe me mundësi të mëdha. Për Bukurije Hoxhën, kjo është një përgjegjësi dhe një privilegj. Ajo beson se gratë në shkencë mund të shërbejnë si modele frymëzimi për brezat e ardhshëm dhe të dëshmojnë se shkenca është një fushë e hapur për të gjithë, pavarësisht gjinisë. Megjithatë, sfidat ekzistojnë ende, veçanërisht në fushat teknike, ku vajzat shpesh duhet të punojnë dyfish më shumë për të dëshmuar aftësitë dhe seriozitetin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Një nga sfidat kryesore për mua ka qenë mungesa e të dhënave dhe literaturës së mjaftueshme për fushën time në Kosovë. Kjo më ka shtyrë të kërkoj burime ndërkombëtare dhe të bëhem pjesë e platformave shkencore globale për të siguruar informacion të besueshëm dhe të nevojshëm për studimet e mia,” shpjegon ajo.

Rruga drejt kërkimit shkencor dhe pasioni për energjinë e ripërtëritshme

E diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, Bukurije Hoxha ka ndjekur studimet e saj master dhe më pas ka vazhduar në nivelin doktoral, duke u fokusuar në energjinë e ripërtëritshme, me theks të veçantë në energjinë e erës. Hulumtimi i saj lidhet me optimizimin e lokacioneve për vendosjen e turbinave të erës, duke u fokusuar në zonën e Koznicës, e cila ka potencial të lartë për prodhimin e energjisë elektrike, por ende nuk ka parë investime të mëdha në këtë sektor.

“Unë kam besuar fuqishëm në potencialin e Kosovës për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme  dhe e kam parë si një fushë me mundësi të mëdha për studime dhe zbatim praktik,” thotë ajo.

Puna e saj nuk është kufizuar vetëm në teori, pasi ka qenë e angazhuar edhe në projekte konkrete të financuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti i Prishtinës. Për më tepër, ajo është pjesë e projekteve ndërkombëtare që mbështesin gratë në sektorin e energjisë përmes mentorimit dhe zhvillimit profesional.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çmimi “Young Scientist of the Year”: Një motivim për të ardhmen

Në vitin 2024, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i ndau Bukurije Hoxhës çmimin “Young Scientist of the Year”, duke njohur kontributin e saj në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Ky çmim është një vlerësim i rëndësishëm jo vetëm për të, por edhe për gratë dhe vajzat që synojnë të ndjekin karrierën në shkencë.

FOTO: BUKURIJE HOXHA /FACEBOOK

“Ky çmim nuk është vetëm një mirënjohje për punën time, por edhe një shtytje për të vazhduar më tej. Shpresoj që ai të shërbejë si një mesazh inkurajues për të gjitha vajzat që duan të ndjekin rrugën e shkencës, veçanërisht në fushat teknike,” shprehet ajo.

E ardhmja e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë

Bukurije Hoxha është optimiste për të ardhmen e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Ajo beson se me investime të duhura dhe mbështetje nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, vendi mund të bëhet një shembull i mirë në rajon për përdorimin e burimeve të pastra të energjisë.

“Zhvillimet e fundit në fushën e energjisë së ripërtritshme, veçanërisht energjia e erës, janë shumë premtuese për të ardhmen e shkencës dhe teknologjisë në Kosovë, si dhe për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm energjetik të vendit,” thotë Bukurije Hoxha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo thekson se Kosova ka mundësinë të kontribuojë në uljen e varësisë nga burimet e energjisë fosile dhe të zvogëlojë ndikimin në mjedis, falë potencialit të saj për zhvillimin e energjisë së erës.

Sipas saj, kjo fushë ka për të luajtur një rol kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në formimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën dhe gjeneratat e ardhshme.

Përveç kontributit të saj në fushën shkencore, Bukurije Hoxha synon të forcojë lidhjet ndërkombëtare dhe të krijojë mundësi të reja për kërkim dhe bashkëpunim akademik.

Mesazhi për të rinjtë dhe gratë në shkencë

Për fund, mesazhi i saj për të rinjtë, veçanërisht për vajzat që duan të ndjekin një karrierë shkencore, është i qartë: “Mos u dorëzoni përballë sfidave. Besoni në veten tuaj, sepse sukseset nuk vijnë brenda natës. Shkenca është një fushë që kërkon përkushtim dhe durim, por në fund shpërblimet janë të mëdha.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me punën e saj, Bukurije Hoxha po kontribuon jo vetëm në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në Kosovë, por edhe në krijimin e një kulture të re ku gratë dhe vajzat janë të mirëpritura dhe të mbështetura në çdo hap të karrierës së tyre. /Katror.info





Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Intervenime në disa zona në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
TAGGED:barazia gjinoreBukurije Hoxhaenergjia e ripërtëritshmeGratëhulumtimeinxhiniereKosovamundësipasionipeoplePrivilegjpunashkencashkencëtarestudimeTeknologjiaTophomevizioniYoung Scientist of the Year

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Artikulli i ardhshëm Lady Gaga dhe Bruno Mars rikthehen në krye të Billboard Hot 100 me ‘Die With a Smile’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

1 Shikim
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

30 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?