Në Kinë, të rinjtë po i drejtohen inteligjencës artificiale (AI) për mbështetje emocionale, veçanërisht përmes platformës “DeepSeek”.
Ky mjet gjenerues i AI, i ngjashëm me ChatGPT, ofron seanca “terapie” virtuale, duke ndihmuar përdoruesit të përballen me sfida personale dhe ndjenja izolimi, shkruan Tirana Post.
Për shembull, Holly Wang, një 28-vjeçare nga Guangzhou, ka gjetur ngushëllim në bisedat me “DeepSeek”, duke e konsideruar atë më efektiv se shërbimet tradicionale të këshillimit me pagesë.
Disa studime kanë treguar se depresioni dhe çrregullimet e ankthit janë në rritje në Kinë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se personat me probleme serioze të shëndetit mendor nuk duhet të mbështeten vetëm në këto aplikacione. /Katror.info
Përgatiti:
