Zgjimi herët nuk është i lehtë për shumë prej nesh, sidomos kur rutina jonë e përditshme përfshin punë, aktivitete të natës dhe angazhime të tjera që na mbajnë zgjuar deri vonë.
Megjithatë, ka përfitime të mëdha nga zgjimi i hershëm, si energjia më e mirë gjatë ditës, përqendrimi i shtuar dhe një gjumë më cilësor në mbrëmje.
Nëse edhe ju dëshironi ta ktheheni zgjimin herët në zakon, ja disa këshilla praktike nga Prudential Finances, transmeton Kator.info.
Fikni pajisjet elektronike para gjumit
Drita nga ekranet e telefonit, kompjuterit apo televizorit ndikon negativisht në prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon trupin të bjerë në gjumë. Provoni t’i fikni pajisjet 30 minuta para se të shkoni në shtrat. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe më thellë.
Zgjidhni një alarm të përshtatshëm
Tingujt e natyrës, si këndimi i zogjve ose tingulli i ujëvarave, mund të jenë më të këndshëm dhe më efektivë sesa alarmet me zë të fortë. Nëse keni vështirësi për t’u zgjuar, provoni një alarm me sfida, si ato që kërkojnë zgjidhjen e një enigme për t’u ndalur.
Përdorni dritën natyrale
Dielli i mëngjesit ndihmon trupin të zgjohet natyrshëm dhe rrit prodhimin e serotoninës, e cila përmirëson humorin. Hapni perdet ose qëndroni pranë një dritareje për disa minuta pas zgjimit.
Ndërtoni një rutinë gjumi
Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë, edhe gjatë fundjavës. Trupi juaj do të përshtatet me këtë ritëm dhe zgjimi herët do të bëhet më i lehtë.
Duke zbatuar këto hapa, mund të filloni një kapitull të ri në jetën tuaj, duke e shijuar ditën plotësisht dhe me më shumë energji. /Katror.info
Përgatiti:
