Tri yjet e “Friends” u ribashkuan së fundmi për një arsye shumë të veçantë. Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow shoqëruan aktoren Courteney Cox për të marrë yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.
Aniston publikoi në rrjetin e saj social Instagram një seri fotosh të ngjarjes duke lavdëruar Cox-in. Fotoja e parë tregon Aniston dhe Kudrow duke qëndruar pranë Cox, e cila mbante në duar çmimin e saj.
Fotoja e dytë tregon 2 yjet e “Friends” duke përqafuar Cox dhe tjetra është një foto duke u përqafua gjatë një skene ikonike në “Friends” dy deri në tre dekada më parë. Ndërkaq, Aniston ka shkruar:
Rikuktojmë, se kasti i “Friends” ka mbetur miq të ngushtë ndër vite dhe në vitin 2021 aktorët patën një ribashkim emocional. Para disa kohëve, Jennifer Aniston u shpreh për emocionet e forta që ka ndjerë gjatë xhirimeve të filmit “Friends: The Reunion”.
Ylli tha se e kishte të vështirë për të përpunuar përvojën pasi kujtimet e herëve të mëparshme iu kthyen asaj, duke sjellë ndjenja që nuk ishte e përgatitur t’i përpunonte në atë kohë./Katror.info