katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    2 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    2 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    2 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    11 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    11 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    11 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    8 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    11 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sinjal nga universi? Shkencëtarët zbulojnë gjurmë jete në planetin e largët
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Sinjal nga universi? Shkencëtarët zbulojnë gjurmë jete në planetin e largët

Last updated: 17/04/2025 2:46 PM
88 Shikime
Shpërndaje
FOTO: BBC
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Sinjal nga universi? Shkencëtarët zbulojnë gjurmë jete në planetin e largët

Shkencëtarët në Universitetin e Kembrixhit kanë zbuluar sinjale të reja, ndonëse ende të pasigurta, se një planet i largët përtej sistemit tonë diellor mund të strehojë jetë, shkruan BBC, përcjell Katror.

Bëhet fjalë për planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 124 vite dritë larg Tokës dhe është dyfish e gjysmë më i madh se planeti ynë. Gjetjet e fundit, të realizuara përmes Teleskopit Hapësinor James Webb të NASA-s (JWST), tregojnë për praninë e molekulave që në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të gjallë të thjeshtë.

Ky është rasti i dytë që K2-18b shfaq shenja të mundshme jete, por kësaj radhe, sipas BBC-së, sinjali është më i fortë dhe më premtues. Megjithatë, ekipi i Kembrixhit dhe astronomë të pavarur theksojnë se duhet më shumë të dhëna për ta konfirmuar këtë zbulim.

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

“Ky është dëshmia më e fortë deri më tani se mund të ketë jetë atje jashtë,” tha prof. Nikku Madhusudhan për BBC. “Realistisht, mund të arrijmë ta konfirmojmë këtë sinjal brenda një ose dy vitesh.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në atmosferën e planetit janë identifikuar gjurmë të dimetil sulfide (DMS) dhe dimetil disulfide (DMDS) – gaze që në Tokë prodhohen nga fitoplanktoni dhe bakteret detare. Ajo që habiti shkencëtarët ishte sasia e këtyre gazrave.

“Sasia që kemi identifikuar në atmosferë është mijëra herë më e madhe sesa ajo që kemi në Tokë,” tha prof. Madhusudhan. “Nëse kjo lidhet vërtet me jetë, atëherë ky planet mund të jetë i mbushur me të.”

Ai shkoi edhe më tej: “Nëse e konfirmojmë që ka jetë në K2-18b, kjo do të thotë që jeta është shumë më e zakonshme në galaktikë.”

Por standardi shkencor për ta konsideruar një zbulim të tillë të konfirmuar është shumë i lartë – kërkohet një probabilitet 99.99999% që rezultati të jetë i saktë (një e ashtuquajtur ‘pesë sigma’). Aktualisht, rezultati është në nivelin ‘tre sigma’ ose 99.7%, që megjithëse duket shumë, nuk mjafton për të bindur komunitetin shkencor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një intervistë për BBC Radio 4, Madhusudhan pranoi: “Po bëjmë një pretendim të madh – nëse është i vërtetë. Prandaj duam të jemi shumë të kujdesshëm dhe të sigurohemi që probabiliteti që ky rezultat të jetë një rastësi të jetë më pak se një në një milion.”

Për më tepër, struktura e K2-18b ende mbetet subjekt debatesh. Njëra teori sugjeron se planeti ka një oqean të madh, ndërsa një tjetër – nga NASA – sugjeron që mund të jetë një mini gjigant gazor pa sipërfaqe fare.

Pavarësisht dyshimeve, prof. Madhusudhan mbetet optimist: “Ndoshta dekada më vonë, do të shohim prapa dhe do ta kuptojmë që ky ishte momenti kur universi i gjallë filloi të jetë i prekshëm.”

Hulumtimi është publikuar në revistën The Astrophysical Journal Letters dhe mbështetet nga të dhënat e teleskopit JWST të NASA-s. /Katror.info

TAGGED:gjurme jeteK2-18BkuriozitetNASAPlaneteshkencasinjalSistemi diellorTokatop2tophome1Universzbulim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çmimi i arit arrin një rekord të ri
Artikulli i ardhshëm SHBA do të zhvillojë bisedime për Ukrainën me aleatët evropianë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

2 Shikime
Udhë

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

3 Shikime
Lajme

“Vendi im” rikthehet në New York për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?