Smoothie-t janë nji prej mënyrave ma t’mira me e plotësu normën ditore me vlera ushqyese, pa t’marrë shumë kohë e pa u lodhë shumë. Megjithatë, nganjiherë asht vështirë me gjetë receta që na shijojnë, por që edhe nime kanë benefite t’mëdha.
Smoothie me boronica, spinaq dhe banane asht nji prej kombinimeve ma premtuese, pikërisht sepse përmbanë kalori e yndyrë t’shëndetshme, proteina, natrium, kalium, hekur, kalcium, vitaminë A dhe C. me i ra shkurt – asht nji bombë plot vlera ushqyse, por edhe shijon. E ma e mira asht, që për 1 minut e ke gati.
PËRBËRËSIT:
2 banane
100 gr boronica
70 gr spinaq
50 gr copëza akulli
2 lugë gjelle gjalpë kikiriku
70 ml qumësht
2 lugë gjelle mjaltë (opsionale)
HAPI 1:

Shto përbërësit n’blender e bluji deri sa t’shpërbahet akulli dhe copëzat e frutave e spinaqit. Mjaltën s’ke nevojë me e shtu po nuk pate qejf, por, nëse don me e ambëlsu pak ma tepër smoothie-n, shlirë shtoja, edhepse, frutat mjaftushëm i japin ambëlsi këtij miksi.
HAPI 2:

Servo smoothie-n n’gotat që dëshiron e konsumoji menjiherë, ose vendosi n’shishe xhami e merri n’punë me vehte. Normalisht me sasia e përbërësve që t’i kemi rekomandu, asht parapa për servim për 4 persona, por, mundesh me e përshtatë për sa don – me tahmin.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/
Përgatiti:
