Shumica e kanë problem me i kombinu perimet e gjelbërta përgjithësisht n’pjatat e shujtat e tyre. Disave nuk u pëlqen shija e perimeve t’gjelbra, e disa thjeshtë nuk e kanë ide se qysh me i kombinu asisoji që ato me shiju.
Smoothie me brokoli asht nji prej varianteve ma t\mira me konsumu perime t’gjelbra pa pasë nevojë me i hangër ato copë copë, por edhe pa i hetu shumë n’shije, pikërisht sepse mundesh me i përzi me fruta e me ua zbutë shijen komplet. Gati sa hap e mbyll sytë, ky smoothie asht edhe fort i mirë për shnetë.
PËRBËRËSIT:
50 gr brokolli
1 grusht spinaq
½ karrotë
½ gotë ananas
½ avokado
1 lugë çaji xhenxhefil
½ lang limoni
1 gotë ujë të ndarë
HAPI 1:

Shto t’gjithë përbërësit n’blender. Shtrydh gjysmën e limonit.
HAPI 2:

Bluji n’blender përbërësit deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
- Advertisement -
REZULTATI:

Servo n’gotë ose ruje n’shishe t’xhamit. merre me vehte n’punë nëse don. Shijo! /katror.info/
Ne poashtu t’sygjerojmë me i provu kurdo që nuk ke ide edhe smoothie-n me spinaq apo edhe smoothie-n me pjeshkë dhe dredhëza. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria