Kushdo që i parapëlqen smoothie-t që n’konsistencë janë ma kremoze por edhe ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Mirëpo, a t’ka shku mendja me i shtu perime smoothie-ve, apo nuk ta merr mendja që shijojnë qasi soji? – Qe ku na ke neve me ta ndrru mendjen, po i morre parasyshë rekomandimet tona e po i provove!
Smoothie me spec t’kuq dhe dredhëza asht mënyra ma e mirë e mundshme me i përfshi edhe perimet n’smoothie, pa u vërejtë që janë aty, por t’u i marrë vitaminat e nevojshme. E këtë kombinim mundesh me ua ba gati fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
PËRBËRËSIT (1 servim):
100 gr dredhëza(t’ngrira)
1 spec i kuq
1/2 gotë qumësht
1 banane
1 lugë e mesme gjalpë kikiriku
PËRGATITJA:
Shto përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda.
REZULTATI:
Servoje smoothie-n n’gotë e sipër dekoro me rriska bananeje, gjalpë kikiriku e kikirika po deshe. Ti poashtu mundesh me e vendosë smoothie-n n’shishe t’xhamit e me e rujtë n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit.
Nëse po ke qejf me konsumu ma shumë perime përmes pijeve, atëherë mundesh me e përgatitë smoothie-n me lulelakër dhe gjalpë kikiriku, smoothie-n me dredhëza dhe lulelakër, ose smoothie-n me qershi dhe lulelakër.
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë dhe 4 smoothie-t vegane. Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria