Qendra për Praktike Narrative (CNP), hap sonte ‘Kino n’oborr’ në kopshtin e CNP, ku do të organizohet shfaqja javore e filmave. Shfaqja e parë shënon bashkëpunimin e parë të CNP me Qendrën Kinematografike të Kosovës përmes të cilës do të organizohet shfaqje mujore të filmave kosovarë.
‘Luaneshat e Kodrës’ me regji të Luana Bajramit, është filmi i parë që do tu paraprijë filmave të tjerë, duke u shfaqur nga ora 20:00.
Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ ishte i pari nga Kosova që pati premierë në Festivalin e Kanës në kategorinë ‘Director’s Fortnight’. Brenda tij përfshihet historia e tre grave të reja të cilat vendosin të ikin nga jeta e tyre e përditshme dhe të krijojnë një bandë.
Ky projekt është realizuar nga CNP-ja në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, përmes të cilëve do të organizohet shfaqja mujore e filmave kosovarë.
Kujtojmë se që prej sot (13 korrik) me fillim nga ora 20:00 do të hapet mundësia e shikimit falas të filmave kosovarë.
Ditë më parë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës për Praktikë Narrative dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, me qëllim të organizimit të Kinemasë Verore që do të nis zbatimin që nga sot.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi palët bien dakord që të zbatojnë së bashku ‘Kinemanë Verore’ në Komunën Prishtinës, në ndërtesën e ish biblotekës “Hivzi Sylejmani”.
Gjithashtu përmes këtij bashkëpunimi palet synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe interesin e publikut për filma të prodhuar në Kosovë, promovimin e krijuesve vendas./Katror.info