Sot në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të zhvillohet shorti për edicionin e ri të Superligës. Nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa nga ora 12:00 do të zhvillohet shorti për ProCredit Superligën e Meshkujve.
Shorti do të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë (LIVE) në faqen zyrtare të FBK-së në Facebook, duke mundësuar që tifozët dhe komuniteti i basketbollit të ndjekin procesin në kohë reale./Katror.info