Sot nga ora 12:00 – 14:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës mbahet punëtori praktike mbi dizajnin e kostumeve.
Kjo punëtori është e frymëzuar nga vepra “Flutura” e Astrit Ismailit, dhe mbahet si pjesë e Programit për Familje.
”Sillni copa materialesh, tentene ose elemente dekorative që dëshironi të përfshini, ose përdorni materialet e disponueshme në hapësirën tonë për të eksperimentuar me tekstilin dhe dizajnin e kostumeve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të vendosen para një udhërrëfimi të ekspozitës, e më pas do të angazhohen në një sesion krijues bashkëpunues, ku do të punojmë së bashku një dizajn kostumi, duke eksperimentuar gjithashtu me skicat dhe idetë tona individuale. /Katror.info
Përgatiti:
