Sot, nga ora 10:00, nis në Tokio të Japonisë Kampionati Botëror i Atletikës, një ngjarje madhore ku marrin pjesë atletë nga e gjithë bota e që do të zgjasë deri më 21 shtator.
Kosova do të përfaqësohet nga atletja Gresa Bakraçi, e cila do të garojë në disiplinën 1500 metra. Gara e saj e parë zhvillohet sot dhe shpresat janë që Bakraçi të ketë një paraqitje dinjitoze.
Me Gresën, në Tokio ndodhen edhe përfaqësues të Federatës Atletike të Kosovës (FAK), Halil Sylejmani, kryetar i FAK, dhe Arta Kelmendi, anëtare e kryesisë, të cilët do të marrin pjesë edhe në Kongresin e 55-të të Atletikës Botërore, një forum kyç për vendimmarrjet mbi zhvillimin e atletikës në nivel global. /RTK/Katror.info