Me ndeshjen Vëllaznimi – Peja fillon edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sot) prej orës 17:15 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Të dy skuadrat kanë pasur test jo shumë të suksesshëm në Superkupë.
Dhe tani gjithë fokusin e kanë për ta nisur mbarë edicionin në Superligë.
Të dielën janë ndeshjet Bora – Golden Eagle Ylli dhe Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina.
Bora, që debuton në Superligë, luan prej orës 17:15, ndërsa ndeshja në Prizren zhvillohet prej orës 19:00.
Ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyrë për shkak se skuadra mitrovicase luan në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve./Katror.info