Dita e Fëmijëve shënohet sot, më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
Në të njëjtën ditë, kishte rastisur që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko të mbledhte, bashkë një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 qershori kishte filluar të festohej në të gjithë botën.
Më 1 qershor shprehet solidariteti me fëmijët dhe angazhimi për të siguruar që ata të jenë të respektuar, të mbrojtur dhe të trajtuar me kujdesin dhe dashurinë që ata meritojnë.
Ndryshe, kjo ditë shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme. Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook ka publikuar aktivitetet për ditën e sotme./Katror.info