Ajo përmendet shpesh nga mediat në Shqipëri, pasi shumë personazhe të famshme në të gjithë botën e zgjedhin për veshjet e tyre.
Së fundmi, stilistja shqiptare Nensi Dojaka ka njoftuar një bashkëpunim të ri me markën e njohur ndërkombëtare Calvin Klein. Ky partneritet është një tjetër hap përpara në karrierën e Dojakës, e cila tashmë ka fituar vëmendjen ndërkombëtare me stilin e saj inovativ dhe të ndjeshëm ndaj detajeve.

Koleksioni i ri i Nensi Dojakës për Calvin Klein është prezantuar dje, më 14 Shtator 2024. Dojaka është përmendur edhe në Vogue dhe ka marrë vlerësime të larta për punën e saj.

Ky koleksion i pritur me shumë interes, vihet re se ka ndryshime nga sa jemi mësuar me stilin e saj, pasi ka përdorim të ngjyrave. Prezantimi ka patur shumë feedbback pozitiv dhe me sa duket ky është një fillim për gjëra akoma më të mëdha për stilisten shqiptare./Living.al