katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    10 minutes ago
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
    14 minutes ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    14 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    11 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    12 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    14 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    1 day ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    14 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    11 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 day ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sunny Hill Festival – organizatorët sjellin detajet e edicionit të sivjetmë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Sunny Hill Festival – organizatorët sjellin detajet e edicionit të sivjetmë

Last updated: 25/04/2025 8:38 PM
65 Shikime
Shpërndaje
Foto: Sunny Hill Festival/Facebook

Më 1, 2 dhe 3 gusht 2025, kryeqyteti i Kosovës do të marrë edhe një herë vëmendjen e Evropës me rikthimin e Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha kulturore e muzikore në rajon.

Me më pak se 100 ditë deri në hapjen e dyerve të festivalit në Bërnicë të Epërme, organizatorët kanë filluar tashmë përgatitjet intensive për të sjellë një edicion që premton të jetë më i madhi ndonjëherë.

Në një intervistë për Telegrafin, dy prej organizatorëve të festivalit, Alban Kastrati dhe Shpat Begolli, zbuluan detaje të rëndësishme rreth konceptit të këtij viti, skenave të reja, përmirësimeve logjistike dhe eksperiencës që i pret vizitorët nga mbarë bota.

Mundesh me e lexu edhe…

Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave

“Unë besoj që edicioni i këtij viti do të jetë një ndër edicionet më të mëdha që kemi organizuar ndonjëherë – në çdo aspekt. Qoftë nga ana e programit që po përgatitet për këtë edicion, por edhe nga aspekti organizativ dhe logjistik i hapësirës. Vitin e kaluar kemi pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme me hapësirën e re të festivalit, e cila është pëlqyer shumë nga e gjithë audienca, por edhe nga ne. Është përshtatur shumë mirë me formatin e festivalit. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky edicion të jetë më i madhi ndonjëherë i Sunny Hill në Prishtinë” thekson Kastrati. Ai shton se hapësira e festivalit, e testuar me sukses në vitin e kaluar, do të përdoret sërish, me përmirësime të ndjeshme që e bëjnë atë të përshtatur idealisht për formatin e Sunny Hill-it.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Risi në skena dhe program

Sipas Begollit, këtë vit festivali vjen me ndryshime të mëdha në skenografi, përfshirë një skenë kryesore të re, një skenë C4 të re për muzikën elektronike, si dhe një skenë ditore për aktivitete të ndryshme. “Biletat tashmë i kemi hedhur në shitje. Faza e parë, ajo e Believers, po ecën shumë mirë – kjo fazë është për fansat më të mëdhenj të festivalit dhe ofron çmimin më të mirë që dikush mund të paguajë për të marrë pjesë në Sunny Hill Festival. Nga nesër, na ndajnë rreth njëqind ditë deri në fillimin e festivalit dhe përgatitjet, si nga unë ashtu edhe nga Albani, po shkojnë shumë mirë. Këtë vit kemi risi – një skenë kryesore të re, një skenë të re C4 dhe një tjetër për aktivitete ditore. Gjithçka po ecën bukur dhe me ritëm. Sa i përket biletave, kemi edhe pak ditë deri në mbylljen e fazës aktuale të shitjes, pastaj kalojmë në fazat e tjera dhe vazhdojmë me zbulimin e emrave të artistëve”.

Program i strukturuar sipas netëve

Kastrati tregon se çdo natë do të përfshijë dy headliner-a në skenën kryesore dhe dy të tjerë në skenën C4, ndërkohë që skena Elita do të mirëpresë artistë të rinj nga Kosova, rajoni dhe bota.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne e kemi një format që tashmë është përcaktuar. Nata e parë i dedikohet muzikës pop. Nata e dytë është më fleksibile – mund të jetë pop, R’n’B, hip-hop ose ndonjë zhanër tjetër alternativ, si rasti i vitit të kaluar. Nata e tretë i dedikohet muzikës elektronike – po flas për skenën kryesore. Ndërkohë, çdo natë kemi edhe dy headlinerë të tjerë në skenën C4, e cila i dedikohet muzikës elektronike, dhe kemi edhe skenën Elite, që është e hapur për talente të rinj – vendorë dhe ndërkombëtarë – që performojnë gjatë ditës, më pas në skenën kryesore dhe përfundojnë në C4. Për çdo natë kemi së paku dy emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, si dhe artistë lokalë që janë shumë të dashur për publikun tonë”, thotë Albani.

Përmirësime të mëdha në logjistikë dhe transport

Një prej sfidave të vitit të kaluar ishte qasja dhe lëvizja brenda hapësirës së festivalit. Këtë vit, organizatorët kanë marrë masa konkrete: “Po punojmë me Komunën e Prishtinës dhe Trafikun Urban për të ofruar transport publik të dedikuar për festivalin, që ka përparësi në qarkullim dhe qasje më të lehtë drejt festivalit,” thotë Begolli. Kjo, përveç sugjerimeve që janë marrë nga vizitorët e edicionit të kaluar, do të kontribuojë në një përvojë më të organizuar për të gjithë.

Një fundjavë përtej muzikës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sunny Hill nuk është vetëm një festival muzikor – është përvojë kulturore, gastronomike dhe sociale”, thekson Kastrati. Sipas tij, Prishtina bëhet destinacion ndërkombëtar gjatë kësaj fundjave, duke mirëpritur vizitorë nga mbi 20 vende të ndryshme. Nga mëngjeset nëpër restorantet lokale, deri te netët me performanca të nivelit botëror – çdo detaj është menduar për të ofruar një përvojë të paharrueshme.

“Në asnjë vend tjetër në Evropë nuk mund të shohësh mbi 60 artistë të njohur për një çmim kaq të arsyeshëm”, shton ai.

Siguri dhe përfshirje për të gjitha moshat

Festivalit i jepet rëndësi edhe sigurisë dhe rregullave të pjesëmarrjes, duke përfshirë edhe të rinjtë nën moshën 18-vjeçare, të cilët mund të marrin pjesë vetëm të shoqëruar nga prindërit ose kujdestarët. Ndalohet sjellja e mjeteve të forta dhe e shisheve të xhamit, ndërsa për sendet personale pritet të ketë fleksibilitet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Si gjithmonë, për të inkurajuar pjesëmarrjen e të rinjve, kemi lejuar hyrjen për fëmijët mbi 12 vjeç, por vetëm të shoqëruar nga prindërit. Kjo është një praktikë që e ndjekin edhe shumë festivale ndërkombëtare, dhe ne përpiqemi t’i respektojmë këto standarde. Sa i përket rregullave të sigurisë – nuk lejohen mjete të forta, shishe qelqi, apo gjëra të ndaluara në evente të tjera të ngjashme. Për sendet personale jemi fleksibilë, por gjithmonë me prioritet sigurinë e të gjithëve”, thotë Begolli.

Pjesëmarrja e Dua Lipës

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë familja Lipa është pjesë e pandashme e festivalit. “Dua gjithmonë vjen me shumë dëshirë dhe na mbështet maksimalisht në promovimin ndërkombëtar të festivalit”, thotë Kastrati. Pjesëmarrja e saj është një nga faktorët që i jep Sunny Hill-it një jehonë globale dhe imazh të denjë për Kosovën.

Biletat në fazën “Believers” janë tashmë në shitje dhe mund t’i blini në faqen zyrtare të festivalit duke klikuar këtu. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:edicioniorganizatoretpeopleSunny Hill Festivaltop2tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm BQK dhe Banka Botërore diskutojnë projektin e ri për stabilitet financiar dhe përfshirje financiare 
Artikulli i ardhshëm Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, që prej vitesh ndihmon fëmijët kosovarë, nderohet nga mbreti i Holandës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
People

Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?