Vërtetë asht vështirë me i ba qare drekës n’raste t’caktume, veçanarisht kur kemi qejf me përgatitë mirë e me shije e kur kemi ndonji mbledhi, presim mysafir apo thjeshtë mbledhemi me anëtarët e shpisë e dojmë me hangër mirë.
Vjeshta nuk ka lezet pa receta me kungull. E pikërisht për këtë, ne e kemi gjetë recetën ma t’mirë t’supës me kungull e po e ndajmë me ty. E lehtë, pa ndonji filozofi n’përgatitje e plot shije, kjo supë vërtetë e hijeshon e i jep lezet çdo dreke, e pse jo edhe ndonji darkeje ma t’lehtë. Mjafton me i ndjekë disa hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT:
1 lugë gjelle vaj ullini
4 thelpinj hudhër (t’grira)
1 qepë (e grirë)
1 kg kungull (i copëtum)
2 gota ujë i vluar me 1 kubëz supe vegjetariane
1 filxhan krem qumësht
1 lugë çaji kripë
Biber i zi (Opsionale)
HAPI 1:

Nxeje vajin n’tenxhere e shto qepën bash ke hudhër. Fërgoji për 3 minuta pastaj shto copëzat e kungullit t’cilat paraprakisht i lanë, i qëron dhe copëton.
HAPI 2:

Kavërdisi perimet e kungullin për 3 minuta bashk. Shto ujin e vlum me kubin e supës e ziji perimet për 20 minuta. Shto krem qumështin dhe zije masën për 5 minuta t’tjerë. Me blender mobil bluje supën n’tenxhere, kurse nëse ke blender statik, vendosi perimet me gjithë langun e supës n’blender, bluji e servo.
- Advertisement -
REZULTATI:

Pasi ta kesh servu supën n’pjatë, shto fara t’pjekuna e t’qërume kungulli e luledielli sipër, shto pak biber me fara speci dhe magdanoz t’freskët e shoqnoje supën me bukë t’rreshkun ose keksa t’njelbët. E nëse t’tepron supë, lirisht vendose n’shishe apo tegëll xhami e ruje n’frigorifer. Para përdorimit shkunde e nxeje. Kësisoji supën mundesh me e hangër edhe pas 2-3 ditësh. Shijo!
Poashtu, nëse t’ka tepru kungull, nuk ke nevojë me e lanë me t’shku dam, sepse, mundesh me e përgatitë kekun me kungull, ndryshe i njohun edhe si “Pumpkin Bread”. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria