Milot Rashica është bërë ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së Galatasaray-t.
Futbollisti i Kosovës ka bërë paraqitje të mirë me skuadrën turke, teksa ka dhuruar një asistim shumë të bukur në fitoren e Galatasaray-t me rezultat 2:1 ndaj Ankaragucu.
Ishin mysafirët ata që realizuan të parët me golin e Taylan Antalyali të shënuar që në minutën e shtatë të takimit.
Por, nëntë minuta më vonë, Rashica harkon për mrekulli për sulmuesin Baris Alper Yilmaz, i cili e barazoi rezultatin.
Ndërkohë, në minutën e 30-të, skuadra e Rashicës e shënoi edhe golin për 2:1 me anë të Bafetimbi Gomis, që doli të jetë edhe i fundit në ndeshje.
Me këtë fitore, Galatasaray mban vendin e parë me 36 pikë, një më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë./Katror.info