Boronicat janë nji prej frutave t’malit t’cilat shumëkush i ka merak dhe i pëlqen. E pos shijes t’veçantë, ato njihen edhe si super-ushqim, meqë janë t’ulëta n’kalori, e t’mbushuna me vlera ushqyese. Ato poashtu janë nji anti-oksidant natyral dhe ndihmojnë n’parandalimin e plakjes, shfaqjen e kancerit si dhe e ulë shtypjen n’gjak.
3 super-rekomandimet tona t’radhës e dëshmojnë edhe ma shumë se sa lehtë dhe mirë mundet me u kombinu boronica me ushqime t’tjera e prej këtyre kombinimeve me dal diçka fort e mirë, e shijshme e ushqyese. Madje, n’këtë listë, secila recetë asht ma e mirë se tjetra, por për këtë bindu e gjyko vet.
1. SMOOTHIE ME AVOKADO DHE BORONICA
Smoothie me avokado dhe boronica asht receta perfekte për me e nisë ditën mbarë, pasi që ta ofron ambëlsinë e thartësinë e frutave dhe kremozitetin e avokados. E mbushun me fibra dhe vlera ushqyese, nji gotë e mbushun me këtë smoothie ka kapacitet me t’mbajtë t’ngopun deri n’drekë, pa pikë problemi.
2. SMOOTHIE ME BORONICA, SPINAQ DHE BANANE
Smoothie me boronica, spinaq dhe banane asht nji prej kombinimeve ma premtuese, pikërisht sepse përmbanë kalori e yndyrë t’shëndetshme, proteina, natrium, kalium, hekur, kalcium, vitaminë A dhe C. me i ra shkurt – asht nji bombë plot vlera ushqyse, por edhe shijon. E ma e mira asht, që për 1 minut e ke gati.
3. SMOOTHIE ME DARDHË DHE BORONICA
Smoothie me dardhë dhe boronica asht receta që s’e ke ditë që t’duhet n’jetë e prej t’cilës ke me pasë problem me hjekë dorë po e provove. Shija e boronicave e dardhës kombinohen n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme, n’mënyrë që ty me ta ba ma t’mirë e t’ambël secilin mëngjes e pauzë, brenda 2-3 minutave n’total.
T’gjitha këto smoothie mundesh me i pi për mëngjes, me i marrë n’punë me vehte e me i shiju kurdo gjatë ditës. Mjafton me i rujtë n’frigorifer, sepse kësisoji ato qëndrojnë t’freskëta për 2-3 ditë. Ndërsa për mëngjese plot shije e vlera ushqyese, ti mundesh me e nisë ditën edhe me 1 prej 3 smoothie-ve me dredhëza (po t’pëlqyen edhe dredhëzat poaq sa boronicat).
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria