Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me duele tejet interesante në kuadër të xhiros së dhjetë, ku skuadrat elitare të vendit synojnë të përforcojnë pozitat e tyre në renditje.
Fundjava nis të shtunën, me tri përballje shumë të rëndësishme: Prishtina e Re – Malisheva, Ballkani – Gjilani dhe Prishtina – Dukagjini.
Në anën tjetër, të dielën zhvillohen edhe dy takimet e fundit të javës, ku përballen Drita – Ferizaj dhe Llapi – Drenica.
Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00, përjashtuar duelin Prishtina – Dukagjini, i cili do të zhvillohet në orën 18:30.
Me garën që po hyn në fazën më interesante të sezonit, pritet një fundjavë e mbushur me emocione dhe luftë të fortë për pikët maksimale. /RTK/Katror.info









