Teksa kënga e Shakirës, me të cilën ajo ekspozon ish-bashkëshortin dhe lidhjen e tij të re, po dëgjohet në mbarë botën dhe është bërë virale, Gerard Pique vendosi të japë përgjigjen e tij.
Futbollisti postoi në Instagram një foto me të dashurën e tij Clara Kia Marti, vetëm disa javë pasi Shakira i përmend të dy në këngën e saj të re.
Kënga është bërë virale në rrjetet sociale me femrat që e vënë në pah si një himn për ata që kanë rënë viktimë e tradhtisë.
Gerard Pique tregon se nuk ka frikë nga asgjë dhe është tërësisht i dashuruar. Kjo është arsyeja pse ai ka marrë vendimin për të “zyrtarizuar” lidhjen e tij në rrjetet sociale duke postuar foton me Klarën.
Deri pak orë më parë, ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk e kishte bërë në asnjë mënyrë publikisht lidhjen e tij të re.
Clara Kia Marti është gruaja me të cilën dyshohet se e tradhtoi Shakirën.
Pique ndau me miliona ndjekësit e tij një selfie me Klarën në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dhe la të hapur seksionin e komenteve.
Komentet në mënyrë të parashikueshme mbështesin Shakirën.
“Kjo foto e pëlqejnë vetëm të pabesëve ”, ka shkruar dikush në komentin e tij.
“Kjo nuk është dashuri, është një kapsulë e përkohshme”, shkruan një tjetër.
“Duke lexuar komentet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës”, komentoi një ndjekës.
“Ke ndërruar një Mercedes me një Kia”, shkruan një tjetër, duke iu referuar tekstit të këngës së re të Shakirës./Katror.info