Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit pritet të jetë braziliani Sylvio Mendes Campos Junior, që njihet ndryshe si Sylvinho.
Burime të Tv Klan pranë FSHF-së pohojne se palët janë pranë marrëveshjes. Por bisedimet me 48-vjeçarin janë në rrugë të mbarë dhe trajneri i ri pritet të firmosë kontratën brenda pak ditësh.
Sylvinho do të pasojë në stolin e kuqezinjve Edoardo Rejën, të cilit i përfundoi kontrata në muajin Nëntor.
Braziliani ka një karrierë mjaft të mirë si futbollist, ku ka luajtur për Corinthias, Arsenal, Barcelonën dhe Manchester City.
Sa i përket eksperiencës si trajner, ka drejtuar për pak kohë Lyonin në Francë dhe Corinthias. Së fundmi ka shërbyer në stafin e trajnerit Tite në kombëtaren e Brazilit.