Në Gjermani, një taksë për qentë solli më shumë se 421 milionë euro në vitin 2023.
“Po sikur të mund të ndiqnim shembullin e fqinjëve tanë për të ulur deficitin tonë”, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”.
Në të gjithë Gjermaninë, një taksë solli mbi 421 milionë euro vitin e kaluar duke taksuar qentë.
E vendosur në shekullin e 19-të, kjo taksë konsiderohej një taksë mbi pasurinë.
Ashtu si zotërimi i bizhuterive, pianos apo shërbëtorëve, mbajtja e një qeni për kënaqësi konsiderohej një luks.
E modifikuar ndër vite, kjo taksë ka mbetur në fuqi.
Sot, çdo bashki vendos shumën që u caktohet qytetarëve për qen.
Në Berlin, për shembull, taksa e qenve është 120 euro në vit për qenin e parë dhe 180 euro për çdo qen shtesë.
Në Frankfurt, taksa është 102 euro për çdo qen. Sasia rritet për qentë e racave që konsiderohen të rrezikshëm.
Në Frankfurt, një qytetar duhet të paguajë 900 euro për të pasur një Rottweiler ose një Mastiff. Taksa mund të rritet në 1 mijë euro në disa qytete.
Gjermania nuk është i vetmi vend që takson kafshët shtëpiake.
Në Zvicër, çdo kanton vendos një taksë për qentë, e cila ndryshon sipas madhësisë ose peshës së kafshës shtëpiake.
Kjo taksë përdoret pjesërisht për të pastruar rrugët e qyteteve të mbuluara me jashtëqitjen e qenve.
Në Francë, taksa e qenve ekzistonte deri në vitin 1971./Katror.info