katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    15 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    16 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    16 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    16 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    17 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    17 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    18 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    20 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Artistja e vogël, që bën art për kauza humanitare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Artistja e vogël, që bën art për kauza humanitare

Last updated: 09/02/2024 11:10 AM
231 Shikime
Shpërndaje
Tara Alijaj

Është vetëm 9 vjeçe, por ka një zemër të madhe.

Artistja e vogël, Tara Alijaj, që në moshën 4-vjeçare, zbuloi pasionin e saj për pikturën. Me ndihmën e familjes, artin e saj filloi ta shesë, jo për përfitime personale, por për të mbështetur një shok për të trajtuar sëmundjen jashtë vendit. Ajo që filloi si një gjest miqësie lulëzoi në një mision për të lehtësuar vuajtjet e të tjerëve. Nisma e saj për shitjen e pikturave për bamirësi u përkrah edhe nga të tjerët.

“Jam Tara Alijaj, 9 vjeçe nga Prizreni. Unë fillova që t’i shisja pikturat e mia që në moshën 4 vjeçe sepse shoku im duhej të trajtohet në Turqi dhe terapitë e tij janë shumë të shtrenjta, sepse vuan nga ekzema dhe alergji të ndryshme, pastaj kam filluar t’i shesë pikturat për të tjerët që kanë pasur nevojë”, shprehet Tara.

tara alijaj

Mundesh me e lexu edhe…

Një ditë e rëndomtë e Tarës është e mbushur me aktivitete. Krahas shkollimit obligues ajo ndjek kursin e pikturës si dhe në të njëjtën kohë vijon mësimet edhe në shkollën e muzikës.  Ajo na shpërfaq talentin e saj që ka në piano.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pavarësisht angazhimeve të shumta, Tarës nuk i mungon vullneti për punën me pikturat e saj për të grumbulluar para për bamirësi.

tara alijaj

“Unë dy herë në javë ia kushtoj pikturës dhe unë shkoj në shkollë dhe kur vij shkoj në shkollë të muzikës dhe të artit… Unë ndihem e ngarkuar, por këto janë talentet e mia dhe i bëj me dëshirë… Mua më ka mbështetur nëna, ne kemi zgjedhur se kë të ndihmojmë së pari, pastaj i kemi shitur pikturat dhe i kemi dhuruar për ata që kanë nevojë”, thotë ajo.

Nderkaq, gjatë kohës sa ne intervistuam Taren, në një vend të përzgjedhur nga familja e saj, së bashku siguruam edhe një vend – ekspozitë për pikturat e saj, në mënyrë që sa më shumë njerëz të informohen për nismën e saj humanitare.

tara alijaj

Tara nuk ua përcakton çmimin pikturave, të cilat mund të gjenden edhe në kafeterinë e frekuentuar të Prizrenit “Charm Caffe”. Shitjet e pikturave nuk ishin aq të lehta në fillim, por qëllimi i saj madhor bëri që ajo të ketë sukses. Çmimi më i lartë me të cilën është shitur njëra nga pikturat e saj është 550 euro, ndërsa Tara na përmend edhe disa detaje tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka qenë pak e vështirë, por tani është më e lehtë. Kam shitur mbi 50 piktura dhe nga to kam fituar mbi 4300 euro. Ata (prindërit e fëmijëve) janë ndjerë krenarë dhe me kanë përgëzuar… unë ndihem e lumtur kur i ndihmoj dikujt”, u shpreh Tara.

Ndërsa piktura e saj e preferuar u shit për rastin e fundit, të cilën ajo mbështeti me nismën e saj.

“Piktura ime më e preferuar që e kam shitur ka qenë për Ninën, sepse Ninës i nevojitej ndihma jonë dhe e kam shitur me dëshirë”, shtoi ajo.

Tara natyrisht se nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim të veçantë. Ajo u mbështet nga familja e saj. Nëna e saj shpreson se qëllimi i mirë i Tarës të shihet si model e inspirim dhe të përqafohet edhe nga fëmijët e tjerë. Ajo thotë se prindërit duhet të ruajnë rolin e tyre qenësor për të rritur gjenerata të shëndosha që janë të dobishëm në shoqëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
tara alijaj

Ndërsa Tara frymëzohet për aktivizmin e saj të ëmbël me idenë që së bashku mund të ndryshojmë botën për të mirë.

“Jeta bëhet më e pasur kur e ndajmë me të tjerët, vetëm me një akt bamirës mund të ndryshojmë botën, kështu që njerëz të mirë dhuroni!”

Perveç humanizmit, Tara talentin e saj e perdor edhe si shenjë mirënjohje e falenderimi ndaj personave që bëjnë gjëra të mira për komunitetin dhe na bëjnë krenarë. Një pikturë ajo i kishte dhuruar në shenjë mirenjohje edhe alpinistës së mirenjohur shqiptare, Uta Ibrahimit.

tara alijaj /Facebook

Projekti i radhës i Tarës do të vazhdojë për të njëjtën kauzë, e për këtë ajo kërkon mbështetjen e të gjithëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
tara alijaj

“’Unë kam një projekt që do ta bëjë, ku do të ndihmojë fëmijët me leukemi dhe kancer, ku do të pikturoj veshje tradicionale… veshjet e Hasit, veshjet e Skorobishtës etj… Këto para shkojnë për fëmijët e prekur nga kanceri dhe leukemia, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për tu bashkëngjitur me këtë iniciative’’, përfundoi ajo.

Qytetarët e Kosovës shpesh herë kanë dëshmuar në praktikë fjalën humanizëm. Në vitin 2021 në kulmin e pandemisë Covid 19, Indeksi Botëror i Dhurimit e renditi Kosovën në vendin e nëntë nga mbi 140 vende për nga dhënia bamirëse e donacioneve financiare, vullnetarizmi ose ndihma domethënëse dhënë dikujt jashtë rrethit familjar. Tara është një shembull se si me vepra të vogla, por me zemërgjerësi të madhe, rritet ndërgjegjësimi mes njerëzve për të mbështetur ata që kanë nevojë. /Katror.info

Edicionin #38 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetarbamiresidhurimFemijethumanisteLajme te mirandihmepeoplepiktorepikturaPrizrenshitjetara alijajtopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ASK: Më shumë vizitorë në hotele për dhjetor 2023 sesa një vit më parë
Artikulli i ardhshëm Elita e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

21 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

19 Shikime
Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

26 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?