Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift po vazhdon të korrë suksese, e edhe të thyej rekorde.
Artistja e njohur amerikane, tani ka thyer rekordin për shumicën e albumeve numër 1 nga një artiste grua, sipas Billboard.
Duke zënë vendin e saj të 12-të më rënditje numër 1 me “Speak Now”, Swift ka tejkaluar ish-rekordmenen Barbra Streisand, e cila kishte 11 sosh.
Dhe kjo nuk është e tëra, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.
Taylor Swift tani është gjithashtu artistja e parë e gjallë në pothuajse 60 vjet me katër albume të njëkohshme në “Top 10”, duke u bërë gjithashtu gruaja e parë dhe soliste e gjallë që ka 11 albume njëkohësisht në tabelën e “Billboard 200”.
Përndryshe, Rezerva Federale e Filadelfias (Philly) e ka vlerësuar këngëtaren Taylor Swift, për rritjen e të ardhurave të hotelerisë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së Coronavirusit.
Vizitat masive nëpër qytetet në të gjithë vendin çdo fundjavë u ka dhënë të reja pozitive fushës së hotelerisë, falë fansave të Taylor, të cilët vijnë nga vende të ndryshme vetëm për të ndjekur koncertet e saj.
Rezerva Federale e Filadelfias ka njoftuar se Swift, fjalë për fjalë, po ngre mbi shpinë industrinë e hoteleve dhe po rrit të ardhurat në atë sektor për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, shkruan Billboard, transmeton AlbanianPost.
Banka qendrore publikoi librin “Beige”, në të cilin zyrtarët thanë se rezervimet e hoteleve patën rritjen e tyre më të fortë në vite falë fansave masivë të Taylor.
“Megjithë ngadalësimin e rimëkëmbjes së turizmit në rajon në përgjithësi, një kontakt theksoi se maji ishte muaji më i fortë për të ardhurat nga hotelet në Filadelfia që nga fillimi i pandemisë, kryesisht për shkak të një fluksi të të ftuarve për koncertet e Taylor Swift në qytet”, shkruan zyrtarët./Katror.info
Marrë nga Albanian Post.